Marrëveshja e Kryeministrit Rama me kompaninë arabe Emar për dhënien me koncension të Portit të Durrësit po ndiqet me shqetësim nga Bashkimi Europian. Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero, në një reagim ekskluziv për Syri Televizion ka deklaruar se unioni i ka kërkuar qeverisë Rama, më tepër informacione nëse ky koncesion është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.
BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë”-tha Ana Pisonero.
I pyetur dy ditë më parë nga SYRI TV për këtë çështje Edi Rama gënjeu publikisht kur dha këtë përgjigje