“Nuk ka negociata pa…”/ Presidenti Meta reagon pas rezolutës së Parlamentit Evropian: Askush nuk do të amnistohet për krimet zgjedhore

E Enjte, 04 Mars 2021 18:22

 

 

Duke reaguar për rezolutën e Parlamentit Evropian, Presidenti Ilir Meta thekson se Shqipëria nuk ka përparim pa u dënuar më parë autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!
ilir meta

Teksa thekson se askush nuk do të amnistohet për këto krime, Presidenti shprehet se nuk mund të ketë negociata për Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Reagimi i plotë:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar

Login to post comments