Enton Abilekaj: Topallin dhe Patozin i ka nxjerrë Rama që t’i prishin punë Lulit, janë të blerë

E Enjte, 04 Mars 2021 22:38

 

Gazetari Enton Abilekaj ka thënë sot në “Open” se zonën gri dhe ata të pavendosurit përsa i përket votimit në ditën e zgjedhjeve, po përpiqet që t’i bëjë për vete Nisma Thurje dhe Vetëvendosja me degë në Shqipëri.

Ai e mohoi kategorikisht se partitë e reja si Lëvizja për Ndryshim e Topallit dhe Bindja Demokratike e Patozit të marrin votat e të pavendosurve.

 

Kjo pasi sipas tij ato janë vërtet parti të reja, por me lider të vjetër, të cilët janë nxjerrë nga Rama që t’i prishin punë Bashës.

Abilekaj: Njerëzit e pavendosur janë ata që kanë një profil, shtresa e mesme dhe inteligjenca, pra njerëzit me një formim të caktuar. Është zona gri që votojnë në bazë të qeverisjes. Nëse qeverisja nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tyre ata gjejnë “ngushëllim” te një parti tjetër ose nuk votojnë fare. Dhe këtë zonën gri po tenton ta bëjë për vete thurja dhe Vetëvendosja, pra flas për këto partitë e reja që janë krijuar tani në Shqipëri, jo për këto partitë e reja me lider të vjetër që i nxjerr Rama i thotë dilni që t’i prisni punë PD-së. Si përshembull Topalli e Patozi, që janë të blerë nga Rama

Login to post comments