-Tre ditë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje rezolutën që hedh poshtë gjithë propogandën e Rilindjes. Eurodeputetët kërkojnë zbatimin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndër qeveritare Shqipëri-BE. Ndëshkim i vjedhjes së votave në Dibër dhe Durrës, luftë kundër krimit dhe pastrimit të parave, si dhe zgjedhje me standard europiane, këto janë kushte të pa negocueshme nga BE.
Të hënën kryeministri Edi Rama vizitoi Brukselin për të marrë mbështetje para zgjedhjeve nga Bashkimi Europian. Veç fotove me drejtues të BE në Tiranë nuk solli asgjë tjetër për integrimin. Konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të shënonte dhe hapjen zyrtare të negociatave për Shqipëri, nuk ka asnjë datë. Kushtet e vendosura nga PE dhe Bundestagu gjerman janë shumë larg realizimit, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë një test prej nga do të varet fati i integrimit të vendit. Si për të rrëzuar gjithë propagandën qeveritare me integrimin, dje Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar një rezolutë që ngjan si shuplakë për qeverinë “Rama” në fund të mandati të saj. Deputetët e PE i kujtojnë qeverisë “Rama” se çështja e 15 kushteve nuk është përmbyllur dhe qeveria thuajse nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Në mënyrë më konkrete, deputetët i kujtojnë mazhorancës në Tiranë se çështja e ndëshkimit të vjedhjes së votës nuk është hetuar nga ana e drejtësisë. Rezoluta “ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”. Fjala është për dosjen e Dibrës dhe të Durrës, ku ministra, deputetë, drejtues policie dhe persona me precedentë penalë u kapën, siç treguan përgjimet e gazetës gjermane “Bild” duke vjedhur vota. Askush nga emrat e zyrtarëve që përmenden në përgjime nuk është marrë nën hetim. Rezoluta e Parlamentit Europian i kujton kreu të qeverisë se në zgjedhjet e 25 prillit palët nuk po hyjnë në kushte të barabarta. Eurodeputetët theksojnë në deklaratën e tyre reforma zgjedhore dështoi si proces që duhet të ishte miratuar me konsensus dhe qeveria e votoi atë në mënyrë të njëanshme. Dokument i PE thekson se “mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”. Në dokumentin e miratuar dje vihen re dhe lidhjet e lobimit të fortë të Rilindjes deri në zyrat e Parlamentit Europian. Drafti i rezolutës kishte vetëm vlerësime pozitive për qeverinë “Rama” nuk përmendeshin çështjet e vjedhjes së votave, krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të 25 prillit. Dokumenti ishte hartuar nga eurodeputetja e internacionales socialiste, Isabele Santos, e cila kishte hartuar një tekst si të ishte anëtare e Partisë Socialiste. Amendimet e fundit në këtë dokument vënë theksin në dënimin e krimit, luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave, si dhe kthejnë vëmendjen e ndërkombëtarëve të zgjedhjet e 25 prillit. Qeveria “Rama” nuk i plotësoi 15 kushtet, ndaj kjo është e qartë në BE, SHBA dhe çdo institucion ndërkombëtar. Tashmë qeverisë i është vënë dhe një kusht tjetër shumë i rëndë mbi kokë dhe lidhet vetëm me standardet e zgjedhjeve. Prekja e votave, manipulimi i rezultatit dhe tentativat për të bërë një proces të manipuluar që në nisje mund të sjellin ndëshkimin përfundimtar për integrimin e Shqipërisë. Standardet e zgjedhjeve janë kryekushti i BE për negociatat. Dështimi i standardeve më 25 prill nuk demton vetëm procesin zgjedhor, por rrëzon çdo aspiratë të vendit në BE.
Ndaj duhet që populli të vendos me referendum votën për ndryshimin e qeverisë