Një qytetare në Tiranë i ka uruar hapur Bashës fitoren dhe zgjedhjen si kryeministër pas 25 prillit.
Ajo thotë se Basha si kryeministër duhet të jetë shembull për Shqipërinë. Nga ana tjetër lideri demokrat e garanton se nuk do e zhgënjejë.
Ai ka sqaruar se si kryeminisër nuk premton mrekulli, por normalitet dhe do kthejë shtetin në shërbim të shqiptarëve.
Sipas tij administrata shtetërore nuk ka për detyrë të terrorizojë e shkatërrojë, por t’i vijë sadopak në ndihmë qytetarëve.
BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME QYTETARËT
Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar!…
Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.
Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.
Lulzim Basha: Të falënderojë nga zemra!
Qytetari: Shumë u bënë 8 vite, shumë u bënë. Nuk durohet më shumë.
Lulzim Basha: 8 vite!
Qytetari: Shumë, shumë!
Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.
Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.
Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.