Nga Kastriot Islami –
Bashkimi Europian po organizohet që qytetarët europianë ti kthehen këtë verë normalitetit….Gjasat janë të mëdha që kjo të ndodhë…Ky premtim lidhet vetëm dhe vetëm me marrjen e masave adekuate që të krijohet imuniteti i mjaftueshëm përmes vaksinimit masiv të popullsisë… Kjo ka nisur dhe po vijon me ritme të kënaqshme… Pa eufori duhet pritur rezultati në muajtë e ardhshëm…
Shqipëria është edhe në këtë aspekt në fund të listës…Realisht është “ku thërret kiameti”… Kjo kryesisht edhe vetëm për shkak të dështimit të qeverisë por vecaërisht të veprimeve të dështuara të drejtuesit të saj Edi Rama jo vetëm në cdo aspekt të menaxhimit të pandemisë por edhe në këtë fazë kur të gjithë presin me padurim ti shpëtojnë virusit vrastar përmes vaksinimit…
Nëse deri ne 3 mars 2021, Izraeli ka siguruar dhe ka vaksinuar 97,52 përqind të popullsisë, Emiratet e Bashkuara 62,37 % të popullsisë, dhe deri Serbia e ka realizuar këtë objektiv në masën 22,56 % të polullsisë. Edi Rama i ka lënë shqiptarët në bisht të të gjithë qytetarëve europianë me vetëm 0,55 % të shqiptarëve të vaksinuar… ose në 10 mijë shqiptarë janë vaskinuar vetëm 55 individë, ndërkohë që në Izrael nga 10 mijë qytetarë janë vaksinuar 9752 qytetarë… Dhe s’ka asnjë shans apo tregues të besueshëm që ky proces të përshpejtohet sepse për më tepër s’ka asnjë plan apo me saktë një kalendar transparent, të shpallur për vaksinimin e shqiptarëve… Deri në datën 3 mars 2021 në Shqipëri janë bërë gjithsej 15793 vaksina për një popullsi prej 2 875 708 qytetarësh. Kjo papërgjegjshmëri duhet ndëshkuar!
Ky është dështimi dhe përgjegjësia e Edi Ramës dhe i kupoles së tij të afërt, që për cudi të të gjithëve vijon të mburret si i cartur duke deklaruar lart e poshtë se është menaxheri më i sukesshëm i pandemisë në botë!… Dhe për ta bërë të besueshëm këtë mashtrim të ri, Rama, krahas hajdutëve të vjetër, shokëve e miqëve të inkriminuar apo manekinëve injorantë e të neveritshëm për publikun, ka thirrur me mëndjelehtësinë e një dështaku miqtë e kupolës së tij, duke i shitur si “prurje” të reja të suksesshme, të cilët edhe brënda grupit parlamentar ja kanë cilësuar “kalamaqër”. Prurjet e “reja” në listat për deputetë, disa prej të cilëve pjesë e kupolës së vjetër, janë po aq të korruptuar, klienteliste, të paditur, servilë e dështakë sa ato të mëparshmit, janë sjellë jasht cdo kriteri e procesi seleksionues, thjeshtë e vetëm për të mbushur shportën e tij të karavidheve, me idenë perverse se me “maskat e reja” mund të fshihen dështimet dhe mund të mashtrohen përsëri shqiptarët duke ja shitur sapunin për djathë… Ndërkohë që mbi 72-75 përqind e shqiptarëve, përfshi edhe shumë socialiastë të zgjënjyer e keqpëdorur, tmerrësisht të revoltuar, e kanë ndarë mëndjen për ta hedhur te keqen e madhe në koshin e plehrave së bashku me shportën e karavidheve të vjetra e të reja