Taulant Balla me Astrit Sufalin, Berisha: Fushatë elektorale me vrasës!

Premte, 05 Mars 2021 13:19

 

“Fushatë elektorale me vrasës dhe banditë!” e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha, fushatën që kanë nisur krerët e Partisë Socialiste në vend në kuadrin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Këtë konstatim Berisha e ka mbështetur në disa fotografi mjaft domethënëse, ku kryetari i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, shfaqet në krah me Astrit Sufalin, një vrasës i dënuar me 20 vjet burg në Itali, që gëzon lirinë në Shqipëri falë drejtësisë së saj,

“Taulant Bego Yaris – ironizon Berisha, - fushatë me vrasësin Astrit Sufali, i cili është i dënuar për vrasje me 20 vite në Itali” dhe shton bëmat e tij: “ Sufali i theu nofullën para një jave, policit të patrullës në Bradashesh. Botë e krimit! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, nënvizon Berisha në vazhdim.

 

Po cili është Sufali dhe si e njohin atë, qytetarët e zonës, që e kanë denoncuar?

 

“Zoti Berisha, - thuhet në një mesazh dërguar në Fb. - Të mërkurën në Peqin, Taulant Bego ka pas një takim elektoral në kodrat e zaptuara me forcë nga Astrit Sufali, i cili është i dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia italiane për vrasje, dënim i cili nuk është kryer kurrë, sepse nën presionin dhe ndërhyrjen direkte të Taulant Begos, drejtësia e korruptuar nuk e zbatoi urdhrin e ekstradimit.

Para një jave ky kriminel i theu nofullën një polici të patrullës në Bradashesh.

Po të dërgoj dhe lajmin për këtë ngjarje, por përsëri atë e mbrojti Taulant Bego dhe sot e mban mbas vetes kudo që shkon. Më poshtë po ju dërgoj edhe fotot e takimit me kriminele

Login to post comments