Gjatë fjalës në shpalljen e disa herë të fituesit për aeroportin e Vlorës, Edi Rama deklaroi se kompania fituese që do ta ndertoje është kompania e Behgjet Pacollit.
‘Pandemia ka goditur kudo por një nga sektorët më të goditur është ai i aviacionit. Vendet janë impenjuar të fusin sasi parash për të mos lënë atë industri gjigante të falimentojë. U la një kohë.
LEXO EDHE:
Aurela Basha publikon foton e vitit 1918: Gjyshi dhe stërgjyshi im në takimin e Vatrës…
U mendua që pas verës do të rifillonte procesi. Por kompanitë europiane patën pengesë objektive dhe duke qenë në paketat mbështetëse të subvencionuara nga qeveritë u ndaluan të përdorin paratë për investime të jashtme. Sot marr frymë i lehtësuar. Për fat të mirë dhe për fat të keq jam deputet në Vlorë.
Për fatin e mirë nuk po flas ndërsa fati i keq është durimi i vlonjatëve që të shënjestrojnë si gënjeshtar, mashtrues që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Kur ti e di se cila është e vërteta fjalët dhe shpjegimet nuk bëjnë punë të madhe. Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit.
Prej kohësh më ankohet si nuk m’u dha mundësia të bëj diçka për Shqipërinë. Më vjen mirë të kemi një kompani shqiptare që mund të vëmë para përgjegjësisë dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompani të huaja që mund të jenë kaq të interesuara por në momente të caktuara bëhen shurdhe për kompaninë që mund të kesh’, tha Rama.