Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në Njësinë nr.5 në Tiranë, ku zhvilloi takime me përfaqësues të biznesve dhe u njoh me problematikat e aktivitetit të tyre, ndërsa shpalosi programin e ri qeverisës në mbështetje të këtyre subjekteve.
Gjatë takimit me disa studente Kryemadhi u shpreh: “Një nga pikat tona që kemi, është ti ndihmojmë studentët që të mos ta lënë shkollën. Edhe të kenë një punë të mirëpaguar, por edhe shkollën ta vazhdojnë. E dimë që jeni pak të çorientuar se ca po ndodh në këtë situatë, por e rëndësishme është të shkoni te kutia e votimit dhe të votoni”.
Gjatë bisedës me pronarin e një dyqani, kryetarja e LSI paralajmëroi se javës tjetër do të denoncojë një skemë të tmerrshme të vjedhjes që menaxhohet nga Rama.
“Unë javës tjetër do tregoj skemën se si është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme të vjedhjes që menaxhohet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Këta edhe vjedhin paratë e buxhetit të shtetit edhe taksat nuk i paguajnë”, tha ajo.
Duke u ndalur të një tjetër biznes, Kryemadhi theksoi se në Shqipëri ekziston një frikë për hapjen e bizneseve të reja, duke risjellë në vëmendje që LSI ka në programin e saj 5 për qind rimbursim për shpenzimet.
“Kanë frikë të investojnë. Po nise një biznes në Shqipëri më përpara do paguash tatim-fitimin biznesin pa filluar. Ne kemi nja dy gjëra për bizneset, ashtu siç kemi rënë dakord me PD-në për 9 për qindëshin. Por ne kemi edhe 5 për qindëshin për rimbursimin e shpenzimeve, që ndihmon biznesin e vogël shumë dhe nxjerr jashtë loje informalitetin. Të mos vijnë më para për të instaluar kasën para se të hapet biznesi