Suksesi mbi shpirtra te vdekur eshte makabritet!
Shqiperia me 8500 vdekje te teperta ne 12 muaj renditet e para ne bote per zine e pandemise!
Nga kjo, tre pyetje per çdo shqiptar.
A hodhi dje valle Edi Rama mbi kufoma duke u lavdruar per menaxhimin e pandemise?
A kendoi ai dje sukses mbi shpirta te vdekurish duke u mburrur per perballimin e pandemise me sukses?
Miq, te dhenat me te fundit te gjendjes civile per çdo njeri qe i thote jetes jete jane tronditese dhe dramatike.
Keto te dhena zyrtare faktojne ne menyre te pakundershtueshme se ne 12 muaj dmth nga shkurti i vitit 2020 gjer me 1 mars te vitit 2021 Shqiperia pati 8500 vdekje te teperta apo nje rritje prej 39% te vdekshmerise krahasuar me nje vit me pare dhe me kete tregues te zi ajo mban vendin e pare ne bote per vdekshmerine e tepert.
Keto te dhena deshmojne se ne kete pandemi vdekja tek ne po bene kerdine. Vetem keto dy muaj u regjistruan 2208 vdekjet te teperta!
Kurse datën 1 mars 2021 Shqipëria raportoi 20 vdekje nga pandemia, Gjermania 60 dhe Italia 246. Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 vdekje për 1 milionë banorë, ose 10 herë më shume sesa Gjermania (0.72) dhe 1.7 herë apo 170% më shumë se Italia.
Por pavaresisht nga keto te dhena dramatike te keqmenaxhimit ekstrem te pandemise me te tmerrshme dhe me te zeza se ne çdo vend tjeter qe pikellojne dhe trondisin me te drejte çdo shqiptar, Edvin Rama çirrej dhe bertiste dje per suksesin e menaxhimit te saj. Tmerr! Ai ne nje akt cinizmi ekstrem beri dje sikur keto 8500 burra, gra, te moshuar por edhe femije e te rinj qe korri vdekja nga pandemia me shum se ne çdo vend tjeter te botes te mos ishin njerez, nena, baballar, vllezer, motra, femije, prinder, gjysher, gjyshe por te ishin pjestar te nje specje tjeter ose sikur keto vdekje te mos kishin ndodhur fare apo sikur ato te mos kishin ndodhur ne Shqiperi.
Miq, vdekje te teperta nga pandemia kane ndodhur rendome ne mbare boten dhe Shqiperia nuk mund te ishte perjashtim.
Por Shqiperia perveç keqmenaxhimit ekstrem te pandemise nuk plotesonte apo nuk kishte absolutisht asnje kondite qe te zinte vendin e pare ne bote per zine, vdekjet nga pandemia.
Shqiperia arriti ne krye te botes sepse menaxhimi i pandemise u bazua ne vjedhjet, manipulimet, mashtrimet e Edi Rames dhe kupoles se tij te konfliktit te interesit.
Shqiptaret i korri dhe po i korr vdekja me shume se ne çdo vend tjeter te globit sepse Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe komitetit i konfliktit te interesit e perdoren pandemine, menaxhimin e saj gjithçka per karrigen dhe kontot e priviligjet e tyre duke sakrifikuar ne menyren me kriminale mijra jete shqiptaresh te pafajshem.
Kjo bande kriminelesh sikur te deshironte qe covid 19 te vriste sa me shume shqiptar vendosi qe ne fillim si standart testimin me te ulet te mundeshem duke i dhene keshtu liçense armikut te padukshem qe te infektonte pabesisht dhe vriste sa me shume qytetare.
Kryepidimiologu i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit me qendrimet e tyre shnderruan spitalet dhe shkollat e vendit ne bomba biologjike qe shperndajne furishem covid19 ne çdo skaj te vendit.
Edvin Hajduti, Ndrikull Hajnia dhe grupi i tyre i strukturar kriminal nga rreth 9 mije shtreter kpacitet ne total qe kishte vendi, mobilizuan per pandemine vetem 540 shtreter, tre here me pak per 1 milione banore se sa Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata ne kete menyre duke shtruar ne spital te semure me covid 4-12 here me pak se sa vendet tjera shnderruan Shqiperine ne nje spital gjigand.
Mirepo studimet kane provuar se vdekshmeria e te semurve me covid qe nuk shtrohen ne spital eshte rreth 4 here me e larte se sa e te semureve qe shtrohen ne spital.
Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimtarine shteterore kriminale te Edvin Hajdutit, Ndrikull Hajnise dhe grupit te tyre kerkoj:
1- Shkrirjen e menjehershme te kupoles se konfliktit te interesit qe perdor menaxhimin e pandemise ne funksion te suksesit imagjinar te Xhahilit te Surrelit dhe krijimin me urgjence te,
2- Komitetit Kombetar per menaxhimin e pandemise se covid 19 te kryesuar nga presidenti i republikes.
3-Krijimin Komiteti te Ekspertve me specialiste te shquar, vendas dhe te huaj jashte çdo konflikti te interesit qe do keshilloj Komitetin Kombetar.
4-Kerkesen nga Avokati i Popullit te nje hetimi nderkombetar per pergjegjesit keqmenaxhimit ekstrem te pandemise covid-19 ne Shqiperi.
Ketu me poshte keni te analizen me te dhenat e fundit te publikuara ne revisten prestixhioze Monitor. sb