Meta vlerëson me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-volejbollistin e shquar

Saturday, 06 Mars 2021 16:52

 

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” lajmëron se ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-volejbollistin e shquar shqiptar, Hysen Domi.

Meta thekson se Domi ka spikatur me talentin e tij, duke dëshmuar cilësi të rralla drejtuese dhe organizmi në fushën e lojës.

 

Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Në vlerësim të personalitetit të tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë, duke dëshmuar cilësi të rralla drejtuese dhe organizmi në fushën e lojës, si dhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kisha nderin të vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-volejbollistin tonë të shquar, Hysen Domi.

 

Ceni, siç e njeh bota e sportit, i dha jetë volejbollit të qytetit të Elbasanit dhe falë cilësive e inteligencës së tij të jashtëzakonshme, ia arriti ta rendisë ekipin e këtij qyteti ndër skuadrat më të forta të vendit, duke u bërë një model sportiv i patjetërsueshëm dhe një simbol për të rinjtë e të rejat e brezit të tij dhe jo vetëm.

 

Titullar i Ekipit Kombëtar të volejbollit dhe njëkohësisht i skuadrave më të mira të asaj kohe, ‘Dinamo’ dhe ‘Partizani’, kontributi i tij në zhvillimin cilësor të sportit shqiptar u kthye në një shembull frymëzimi për të gjithë. Me virtyte të larta, vizionar dhe një sportist elitar i mrekullueshëm, Domi mbetet një sinonim i korrektësisë, urtësisë dhe vlerave qytetare, por edhe i aftësive drejtuese si Kryetar Bashkie i Elbasanit dhe i organizatave më të rëndësishme sportive në vend

Login to post comments