Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e kreut të të rinjve te PPE, i cili bën thirrje që në 25 prill të bashkohen të gjithë me liderin evropian të Shqipërisë, Lulzim Bashës.
Sipas kreut të të rinjve në PPE, me Bashën, shqiptarët i pret e ardhmja evropiane, ndërsa thekson se është koha për të treguar vendosmëri.
“Në 25 Prill ju të gjithë duhet të bashkoheni rreth liderit të vetëm europian në Shqipëri, rreth Lulzim Bashës. Duke filluar nga kjo ditë, e ardhmja europiane ju pret, me të cilën të gjithë do të jeni krenarë. Tani është koha të tregoni vendosmërinë tuaj.”