Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të diel ndodhet në juglindje të vendit nga ku do të urojë me rastin e 7 marsit, mësuesit e gjithë Republikës së Shqipërisë. Lajmi i djeshëm ku Kreu i Shtetit lëvizte i qetë në rrugët e Tiranës pa truprojat e tij, bëri bujë të madhe mediatike. Por e njëjtja gjë ka ndodhur edhe sot.
Teksa ka vizituar të afërmit e tij, Meta nga fotot shihet i shoqëruar vetëm nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Ai shihet pranë qytetarëve, teksa i takon dhe komunikon me ta.
Presidenti pak kohë më parë ka thnë se nuk i trembet daljeve në rrugë pa truprojë dhe me sa duket diçka të tillë ka nisur ta praktikojë.