Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në këtë 7 Mars ndodhet në Korçë, në vendin ku u themelua shkolla e parë shqipe, ku ka uruar kështu të gjithë mësuesit në këtë mënyrë të veçantë për ditën e tyre të shënuar.
Suprizë në këtë ditë ka qenë edhe vizita që kreu i shtetit ka bërë në gjimnazin ”Raqi Qirinxhi”, aty ku ka bërë shkollën e mesme zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili ka qenë ai që realizoi këtë vizitë kaq domethënëse për të.
Përmes një postimi në facebook, Blushi shkruan se ”Sot, kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga Korça, së bashku me Presidentin Meta në Gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, ku kam bërë shkollën e mesme, për t’ju uruar të gjithë mësuesve të mi të dashur dhe të paharruar: GËZUAR 7 MARSIN”.
Postimi i plotë
Sot, kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga Korça, së bashku me Presidentin Meta në Gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, ku kam bërë shkollën e mesme, për t’ju uruar të gjithë mësuesve të mi të dashur dhe të paharruar: GËZUAR 7 MARSIN