Surprizë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Ndonëse jo zyrtare, mësohet se PD do të kandidojë me dy figura të reja tepër të njohura për publikun. Bëhet fjalë për analistin Agron Gjekmarkaj dhe shkrimtaren Flutura Açka.
Sipas “Neës24”, Gjekmarkaj do të kandidojë në Lezhë, ndërsa Açka në Elbasan. Ndërsa zëdhënësja Ina Zhupa do të jetë pjesë e listës së Vlorës.
Kujtojmë se afati i dorëzimit të listave përfundon sot në mesnatë, ndërsa PS ka paralajmëruar mbledhjen sot në orën 19:30. Më pas pritet të publikohen edhe listat e PD