Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi dirigjenten e spikatur Suzana Turku me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Kreu i Shtetit i akordoi këtë vlerësim me motivacionin: “Në vlerësim të veprës artistike shumëvjeçare për krijimin dhe pasurimin e vlerave artistike në gjininë e muzikës operistike shqiptare; për realizimin me sukses, njohjen dhe vlerësimin e muzikës korale shqiptare, si krijimtari dhe interpretime, duke vënë në skenë brenda dhe jashtë vendit, vepra nga më të njohurat nga fondi i zgjedhur i krijimtarisë sonë dhe asaj botërore. Me mirënjohje institucionale për kontributet e saj të vyera si artiste e spikatur, si dirigjente e talentuar e korit të Universitetit të Arteve dhe njëkohësisht pedagoge frymëzuese e edukimit, krijimit dhe aktivizimit të talenteve të reja ndër breza