Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga PD-ja pret listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve në 25 prill. Berisha shtoi se lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision, por 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit.
“Nga PD-ja pres listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve, sepse tashmë janë bërë publike prej kohësh propozimet. Kryesia do të vendosë sonte, midis 320 kandidatura për ata që mendon se do të jenë më të mirët për betejën e zgjedhjeve.
Në dijeninë time vendimi i parë është marrë nga komisioni i përzgjedhjet së kandidaturave dhe vendimi përfundimtar merret nga kryesia e partisë. Komisioni përzgjedhës është respektuar dhe do të respektohet. Lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision. Po 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit” – tha Berisha. ©LAPSI.al