Ndërsa komenton kandidimin e kandidatëve të “rinj” për deputetë në Partinë Socialiste, analisti Fatos Lubonja, deklaroi se e sheh si një fenomen hoxhist.
I ftuar në “Real Story” në “News 24”, Lubonja thotë se kjo strategji nuk është risi, por shqetësuese, pasi janë persona që adhurojnë thjesht liderin.
“Socialistët shfaqën emrat e parë. Bënë lajm ca anonimë të rinj. Bënë lajm edhe që nuk është Ditmir Bushati dhe emrat që kemi përmendur. Ikja e disa figurave si Ditmir Bushati etj dhe zëvendësimi me disa të rinj e të reja nuk është risi. Ky është fenomen hoxhist. Enver Hoxha vendoste të rinj, që vetëm adhurojnë liderin.
Kështu e shikoj vendosjen e emrave të rinj në listë në Partinë Socialiste. Unë dua që partitë të jenë sa më demokratike, të ketë njerëz që s’janë vetëm jesmenë të shefit. Ditmir Bushati ishte kundër në disa çështje, një figurë që do e pasuronte PS-në. Është shqetësuese dhe jo risi. Gjithçka ka lidhje me dukjen.
Rama e ka strategji fasadën. Disa figura të reja në PD janë zëra edhe kritikë si Gjekmarkaj. Prandaj, opozitën e shoh më demokratike. Kjo sepse Basha rezulton se nuk ka kontroll total mbi PD-në. Berisha mendoj se hyn më shumë se ka vota sesa të ketë kontroll mbi partinë”, tha Lubonja