Kush ikën dhe kush vjen nga listat e PS

Hënë, 08 Mars 2021 22:51

 

Surpriza në listat e Partisë Socialiste. Ndërsa afatit po i vjen fundi, emra të rinj katapultohen në lista fituese dhe të tjerë digjen në listat në vendet poshtë, ku karrigia e deputetit është mision i pamundur.

 

Lapsi.al përmbledh kandidatët që vendosen në listë fituese, mes tyre edhe emra të rinj që radhiten për herë të parë në PS, sikurse emrat që digjen dhe nuk kandidohen.

Ata janë Eni Zake, Lavdrim Krashi, Hatixhe Konomi, Najada Çomo, Luljeta Bozo, Erion Braçe, Evis Kushi, Mirela Kumbaro.

 

Por kush ‘digjet’ në lista?

Fillojmë nga Ditmir Bushati, zë kritik me Edi Ramën që prej largimit si ministër.

Ditmir Bushati nuk do të jetë deputet i PS në Shkodër. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri gjatë prezantimit të drejtuesve të qarqeve. I pyetur nga gazetarja Elia Zotka e Klan nëse do të jetë Bushati që dikur ai e ka quajtur “Yll”, Rama u përgjigj: “Skuadrës së PS mund ti shërbehet edhe duke mos qenë deputet”.

 

Edhe pse jo deputete, Ministrja e kulturës Elva Margariti ndërsa pritej të kandidohej për deputete, nuk do të jetë në listat e Partisë Socialiste. Mësohet se Margariti është tërhequr nga kandidimi për arsye që ende nuk dihen.

 

Eglantina Gjermeni u lajmërua nga vetë Rama se nuk do të bëjë pjesë në listat e Partisë Socialiste. Ai e falenderoi publikisht për kontributin për përmirësimin e legjislacinoit për barazinë gjinore.

 

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur. Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit. Mësohet se Rama i ka propozuar Ulqinit të jetë në listë në një zonë jo të sigurt, por ai ka refuzuar.

 

Edhe Adnor Shameti përcillet jashtë selisë së PS-së. Deputeti i Beratit, emër pak i lakuar në politikë dhe media, do të zëvendësohet nga Nasip Naço, ish-deputet dhe dy herë ministër me LSI-në, një herë për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën dhe herën e dytë, ministër Drejtësie.

 

Vazhdojmë me Vasilika Hysin, për të cilën u tha zyrtarisht se ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”.

“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për c’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”, do të thoshtë Rama para kamerave me deputeten veterane ne krah.

 

Edhe Besnik Bare, i konsideruar si një prej emrave tradicionalë në Partinë Socialiste, Bare është shmangur vit pas viti nga postet drejtuese. Në listën e kandidatëve socialistë në Tiranë është imponuar ndjeshëm Erion Veliaj dhe marrëdhënia mes tij dhe Besnik Bares nuk ka shkëlqyer ndonjëherë.

 

Në një status të gjatë në Facebook, deputeti Baraj është shprehur se ka vendosur të mos plotësojë formularin për deputet, për t’i krijuar hapsira të rinjëve në PS.

“PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo,” shkruan Baraj.

Vazhdojmë me prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsin, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij dhe nga Partia Socialiste. Këtë vendim, e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një shkrimi të publikuar në ‘Facebook’. Vorpsi shkruan se ka vendosur që ti lërë stafetën prurjeve të reja për tu fokusuar më shumë te familja e tij dhe te angazhimet private.

 

Elona Gjebrea, deputete dhe zv.ministre e Saimir Tahirit largohet gjithashtu.

 

Flitet se edhe Sadri Abazi nuk do të jetë pjesë e listave të PS. Në media prej dy ditësh qarkullon lajmi se Rama i ka kërkuar biznesmenit të deklarojë tërheqjen nga politika. Nuk dihet se ç’vendim do merret për Abazin.

 

Dy ditë më parë, është raportuar për largimin e Reme Lalës nga kandidimi për PS. Lala kishte nisur fushatën në Paskuqan, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm dibranësh, por ajo është tërhequr për arsye që mbeten të pashpjeguara.

 

Për emra si Luan Harusha, Anastas Angjeli e Senida Mesi ende nuk ka një vendim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...