Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar atentatin me bombë në makinën e prokurorit, Arjan Muça në Tiranë.
Meta thotë se ky është një akt kriminal dhe institucionet duhet t’i garantojnë Muçën dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.
Po ashtu ai thotë se menjëherë duhet të zbardhet ngjarja dhe të identifikohen autorët. Dy ditë më parë, prokurorit Arjan Muça iu vendos tritol në mjet, ndërkohë që ai ka pasur në dorë dosjet e Vettingut.
Gjithashtu ai është edhe bashkëshort i një gjyqtareje. Gentiana Muça.
STATUSI NGA ILIR META
Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça.
Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.
Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor