Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet në Urën Vajgurore: Subvencione për fermerët, rrisim sa më shumë prodhimin duke krijuar hapësira për punë

Saturday, 13 Mars 2021 16:25

 

 

Kryetarja e e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar në Urën Vajgurore kandidatin për deputet, Shkëlqim Tafaj.

Kandidati vjen nga radhët e blegtorisë, por në përgjithësi Kryemadhi thotë se ndihet mungesa e subvencioneve dhe infrastrukturës edhe në bujqësi.

 

Kryemadhi thekson se LSI ka menduar për blegtorët e bujqit, duke i subvencionuar për të rritur prodhimin në mënryë që të krijohen hapësira për sa më shumë vende pune.

 

 

FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI

 

Shkëlqim të falënderojmë shumë, në fakt je në një sferë siç është blegtoria, veteriner, mjek dhe në kuadrin e kësaj je një nga njerëzit që ndjen më shumë mungesën e investimit ose mungesën e subvencioneve që qeveria ka në blegtori por si në blegtori ashtu dhe në bujqësi. Zona e Urës Vjagurore është një zonë që ka det me sera thatë ju. Atë që kemi diskutuar dhe më para që i gjithë qarku i Beratin ka eksport të prodhimeve dhe ka pasur një sasi shumë të madhe ashtu siç ka dhe sipërfaqe shumë të mëdha me sera. Në ekipin fitues të Beratit ti vërtet je pjesë që i bashkohesh nga struktura e Kutallisë por bashkë dhe me Lefterin që njihemi që në themelimin e LSI jam e bindur që do të jetë një përmbysje. Dhe pse në aspektin po themi të infrastrukturës politike, njerëzit këtu janë gjithë kohës në punë, janë të angazhuar, e kanë gjithë kohës të vështirë të merren me politikë por mungesa e vëmendjes nga shteti, është ajo që ndihet ditë për ditë. Ndihet të mungesa e subvencionit, ndihet te mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, ndihet te çmimi i lartë i naftës për ta, ndihet te çmimet larta të pesticideve, ndihet te vaksinat që bëhen te gjëja e gjallë. Ne kur themi Made in Albania, theksojmë që kemi nevojë për produktet tona të cilat janë bio të kontrolluara, ndihmojmë njëri tjetrin sepse në njëfarë mënyre edhe prodhojmë shqip, edhe konsumojmë shqip dhe lëvizim paranë në mënyrë të tillë që të mos kemi nevojë të fuqizojmë tregun dhe importet e huaja që nuk e dimë se cfarë hamë por të fuqizojmë sa më shumë bizneset tona, njerëzit tanë, fermerët tanë, në mënyrë t tillë që të kemi sa më shumë mundësi. Ne e dimë shumë mirë që bujqësia edhe blegtoria janë dy sfera të cilat janë shumë të vështira për tu marrë me to. Sot është shumë e vështirë që të gjesh një njeri që do të bëhet blegtor. Për 1001 arsye sepse sot që të kesh gjënë e gjallë në shtëpi do të thotë mos të lëvizesh më nga shtëpia, se edhe një fëmijë e merr me vete dhe ikën por ku do ta marrësh dhinë, delen, lopën, nuk e hipën dot në makinë. Sot kjo gjë duhet të jetë një nga sferat që duhet të paguhet dhe të subvencionohet nga shteti në mënyre të tillë që të rrisim sa më shumë prodhimin dhe të krijojmë hapësira për të pasur punë të mirëpaguara në këtë sektor. Është një nga sektorët më të vështirë por duke subvencionuar duke ndihmuar fermerin ti i krijon mundësi. Ne shikojmë skena qesharake që fermerët duhet të harxhojnë miliona lekë dokumente për të marrë 30 litra naftë ose 30 mijë lekë të vjetra subvencion në muaj për naftën. Apo për të parë sesi u tallën për heqjen e TVSH për pesticidet por në fakt çmimi i tyre nuk ndryshoi. Për të mos vazhduar pastaj te problematikat e tjera që kemi tek thertoret apo te certifikimi i mishit etj. ne para disa kohësh kemi qenë në Radomirë dhe nëse në Radomirë në Kala të Dodës kishin 13 mijë krerë sot i kanë apo jo 1 mijë krerë. Për shkak të ,mungesës së infrastutktues dhe monopolit të thertoret që për të therur një qengj në Kala të Dodës duhet të shkoje në Lezhë. Pra absurditet të tilla që e vështirësojnë jetën e fermerit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...