Kryemadhi prezanton kandidatët në Gjirokastër: Detyrë e madhe për të kthyer shpresën, energjinë pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri

Diel, 14 Mars 2021 11:10

 

 

GJIROKASTËR
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot në Gjirokastër për të prezantuar kandidatët e kësaj force për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha se nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ajo theksoi se një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja.

“Do të bënim prezantim prezantimin në një shtëpi karakteristike të prezantimit të të gjithë ekipit të Gjirokastrës, ashtu siç do të bëjmë edhe në Përmet, në Tepelenë, me shokët e miqtë tanë atje, për të bërë prezantimin e të gjithë kandidatëve tanë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Ajo që dua të theksoj është tradita dhe trashëgimia kulturore që përfaqëson gjithë kjo zonë është e domosdoshme dhe vjen si rezultat i një angazhimi, sidomos i të rinjve dhe të rejave. Nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastër dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta. Një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja, të cilët largohen dhe mbi të gjitha mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë.
Kjo vjen si rezultat i një shpopullimi të jashtëzakonshëm. Nuk na lind gjë tjetër veç një detyrë e madhe për të kthyer atë shpresë, energji pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri, pse jo dhe në Gjirokastrës”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

Ajo tha se turizmi në Shqipëri nuk është vetëm në 2 muaj e verës, por duhet të jetë në 12 muajt e vitit për shkak sepse është e domosdoshme të jetojmë, punojmë, të kemi mundësi jo vetëm për një punë të thjeshtë, por të mirë paguar.

 

“Ne jemi shumë të qartë, por edhe shumë optimistë, pasi po vij nga Dibra, Skrapari, ku energjia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mezi po presin 25 prillin pavarësisht se presioni është i jashtëzakonshëm, tentimi për t’i blerë nëpërmjet vendeve të punës me kontrata, apo nëpërmjet parave që nuk i dihet origjina nga vjen, pavarësisht qëndresa është shumë e madhe dhe ata thotë se duhet të largohen. Nuk duhet të largohen sepse përfaqësojnë një parti politike. Ti Vangjel të quajmë minoritar ne, pavarësisht se je më shqiptar se këta që bëjnë si shqiptarë. Dashuria që kanë për qytetin dhe kjo dashuri e këtyre të rinjve dhe të rejave që po jetojnë sot në Gjirokastër, po mundohen ta mbajnë me mund dhe me djersë duhet stimuluar më shumë, ndihmuar, përkrahur nga LSI”, tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...