Incidente mes mbështetësve në Elbasan, Basha: Thirrja ime është kundër dhunës. I them kryeministrit në ikje, mos guxo të kërcënosh qytetarët me banditë me armë në brez

Diel, 14 Mars 2021 11:22

 

 

ELBASAN
Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thirrjet nga disa simpatizantë kanë bërë që të ketë përplasje mes mbështetësve të të tyja palëve.

Kreu i PD deklaroi për mediat se do të vazhdojë axhendën e tij dhe theksoi se thirrja e tij është kundër dhunës, duke e akuzuar kryeministrin për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Basha paralajmëroi Ramën të mos kërcënojë qytetarë me banditë me armë në brez.

 

“Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të Elbasanit. Do toja ti uroja qytetarët nga zemra, gëzuar Ditën e Verës. Unë isha në një takim me familjet e Elbasanit dhe po diskutonim për bukurinë dhe shpresën që sjell Dita e Verës.
Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.
Unë e kisha në orën 10:00 nuk kisha asnjë dijeni që km e kishte në të njëjtin orar. Bandat që e shoqëronin kryeministrin janë treguesi. Unë jam shqoëruar dhe shoqërohem nga familjet dhe intelektualët e Elbasanit. Ky është modeli i PD. Edi Rama e tregoi dhe njëherë se ku është problemi. Qyteti do t’i kthehet qytetarëve”, deklaroi Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...