“Nëse nuk zbatoj planin e PD, s’do kërkoj mandat të dytë”, Basha bën zotimin: Në kabinetin tim, asnjë anëtar që ka shërbyer më parë!

Hënë, 05 Prill 2021 08:51

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, teksa tha se në qeverisjen e tij nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën.

Teksa u pyet nga gazetari Bashkim Hoxha se çfarë do të sjellë ndryshe forca politike që ai drejton, Basha u shpreh se kabinet i tij do të përbëhet nga anëtarë me integritet e profesionalizëm.

 

Në fund të intervistës, kryedemokrati bëri një zotim se nuk do të kërkojë mandat të dytë, nëse nuk zbaton një për një të gjitha pikat e programit të tij.
“Është shansi i shqiptarëve që më 25 prill jo thjesht të largojnë atë që nuk durohet më, por të zgjedhin me votë për ndryshimin. Garancia që unë jap është se pikat e këtij plani do t’i realizojmë një për një dhe nëse nuk i realizojmë, unë nuk do të kërkoj mandat të dytë”, tha Basha.

 

Pjesë nga intervista:
A do të ndryshojë diçka nga sjellja politike e forcës që përfaqësoni?
Basha: Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisjen time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë anëtarë me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë. Do të përbëhet nga individë, zonja e zotërinj të spikatur, në fushat e tyre profesionale, që do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re politike. Kjo na karakterizon neve si ekip, por edhe mua. Politika sot është bërë një fjalë e pisët, sepse ka hyrë dhunshëm në jetën e shqiptarëve, duke rënduar problemet. Ndërsa politika siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, në kurriz të aspekteve të bashkëjetesës. Specialistët e fushave të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar. Ndo të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që mund të kemi pasur në këto 30 vite, për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar.

 

Qeverisja ‘Basha 1’ mund të jetë një qeverisje ‘Berisha 3’?
Shqiptarët duhet të kuptojnë se kur je në ikje, siç është kryeministri, je i detyruar të formulosh gënjeshtra, për të hequr vëmendjen nga dështimet. Kryeministri duhet të shpjegojë se çfarë ka bërë këto 8 vite, ku i ka premtimet, çfarë ka arritur. Duke qenë se nuk ka arritur asgjë, madje në disa aspekte ka shkuar mbrapa, atëherë fabula është sulmi i kundërshtarit politik, dhe tek unë fabula ndalet te kjo që ‘ja nuk është ky, është ai’. 25 prilli nuk është një betejë personale mes Ramës dhe meje, siç e sheh ai, dhe kjo është arsyeja pse nuk i përgjigjem, edhe pse ai mërzitet. Kjo është fushata e parë në këto 30 vite, ku kryeministri është kthyer në satelitin tim, sepse nuk ka asgjë tjetër për të dhënë më, ka shteruar në çdo kuptim. Po t’i heqësh Lulzim Bashën, vaksinën, pandeminë, nuk ka më fushatë.
Kjo fushatë është për familjet shqiptare, nëse do vazhdojnë t’i përcjellin fëmijët e tyre në emigracion, apo do u japin atyre një shans, duke votuar për ndryshim, për PD, që ka një plan konkret për të zgjidhur disa nga problemet kryesore, që kanë shkaktuar valën e emigracionit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...