BE uron Vjosa Osmanin: Tani të rinisë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga ne

Hënë, 05 Prill 2021 08:54

 

Bashkimi Evropian ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në këtë pozitë.

“BE-ja mirëpret që të punojë ngushtë me presidenten Osmani dhe me institucioniet e sapo konsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE-në dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në urimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

 

Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve.

 

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Në adresimin e saj para kuvendit, Osmani tha se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe si dhe u zotua se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

 

“Sot zotohem para jush se do të punojë çdo ditë ta forcojë shtetin tonë, republikën e Kosovës, sundimin e ligjit, të garantojë mbrojtjen e lirive themelore njerëzore dhe jetës së dinjitetëshme për të gjithë. Sot zotohem se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës dhe do të angazhohemi pa kursim për të garantuar pacenueshmërinë e integritetit territorial institucional dhe sovranitetit të vendit”, tha Osmani.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rinia në mbështetje të folëtores së Sali Berishës.

Politikë

Rinia në mbështetje të folëtores së Sali Berishës.

Dje ,Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkebisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD-së, ku e gjithe salla e priti me mjaft entuziazem dhe  brohoriste me te madhe emrin e doktorit...

Lëkundet veriu i Shqipërisë! Tre goditje tërmeti në orët e para të mëngjesit

Aktualitet

Lëkundet veriu i Shqipërisë! Tre goditje tërmeti në orët e para të mëngjesit

  Lëkundet veriu i Shqipërisë! Tre goditje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.   Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të...

Qytetarët afganë në Shqipëri: Duam të shkojmë në SHBA

Aktualitet

Qytetarët afganë në Shqipëri: Duam të shkojmë në SHBA

  Rreth 700 refugjatë afganë kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, që prej 27 gushtit kur mbërriti grupi i parë. Disa prej tyre, ish zyrtarë të qeverisë së rrëzuar në Afganistan...