Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Kanë pasur tek unë një partner dhe një aleat të paparë në luftën kundër terrorizmit dhe tiranive

E mërkurë, 07 Prill 2021 20:56

 

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha nga Vlora se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Ai tha se SHBA-të kanë pasur tek Ilir Meta një partner dhe një aleat të paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranisë.

“Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera, sepse mua më duhen SHBA-të vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk më duhen fare për Ilir Metën dhe për askënd tjetër, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. SHBA-të tek Ilir Meta kanë pasur gjithmonë një partner që thotë ‘po’ për atë që thotë ‘po’ qëndron dhe që thotë ‘jo’, për një gjë që mund të dëmtojë Shqipërinë dhe përsëri qëndron dhe një aleat i paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranive”, tha Meta.

 

Për 25 prillin, Presidenti deklaroi se referendumi është i pashmangshëm. “Është i treti i vërteti në historinë e tre dekadave të Shqipërisë. Edhe Vlora si gjithmonë në anën e duhur të referendumit. Në anën e duhur në ’94, në anën e duhur në ’98, tani do të jetë në anën e duhur për 100 vitet që vijnë, siç i di Vlora ato që i vendos ato piketa për 100 vite”, deklaroi Kreu i Shtetit.

 

Sa i përket fushatës ai tha se nuk pret zgjedhje daneze, por se më 25 prill do triumfojë vullneti i popullit.
“Fushata? Unë nuk pres zgjedhje daneze, por që populli i Shqipërisë, që populli i Vlorës do të triumfojë dhe vullneti i tij do të ngadhënjejë më 25 prill, kjo është e padiskutueshme. Sa më shumë presione, aq më fort…”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...