Analizë e ish-ministrit të PS: Pse duhet të mos votohet Edi Rama

Saturday, 17 Prill 2021 08:12

 

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Rama para skrapariotëve pranoi se janë çmendur në “shtepinë e tij”. Unë nuk mund të them se ishte marrosur, kur gjatë ligjerimit të tij dëshperues i ngrinte buste Ilir Metës, dhe pas 20 sekondave u bënte thirrje skraparllinjeve të zbrisnin nga maja ku ishte ngjitur.

 

Dhe është e vertetë nëse do të përdornim figuracionin politik Meta është i vetmi politikan në Shqipëri që i janë “ngritur” tre buste ose që ka “hypur” në tre podiume nderi. Eshtë bërë Kryeministër i Shqipërisë 30 vjeç, Kryetar i Kuvendit 40 vjeç dhe Kryetar i Shtetit 50 vjeç. Nëse për dy “medaljet” e para Rama nuk i ka bërë ndonjë vlerësim publik, kur Kuvendi i Shqiperisë e zgjodhi kryetar shteti, Rama i’a “derdhi bustin në ar” dhe levdatat për “lartmadhnin” e tij ishin aq të mëdha sa i habiti të gjithë shqiptarët. Por, përse u deh pa pirë rakinë e Skraparit e u marros dje në takimin me skraparllinjtë e me peruljen e hipokritit u lutej ta ulnin në 25 prill Ilir Meten nga maja ku ai e ngjiti?

Kjo nuk është marria e vetme që po e shoqeron ngado ku zhvillon monologjet besdisëse edhe për ata që i fton të ulen në karrike.

Marria më e madhe është ftesa që ka filluar t’i bëjë Bashes që të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve të 25 prillit!

Ftesa filloi të artikulohet pasi po bindet se nuk ka asnjë shans ti fitoj zgjedhjet. Si mjeshtër i diversionit politik mendon se duke artikuluar në çdo takim tezen e bashkëqeverisjes, demoralizon zgjedhesit e opozitës të cilet po e shfaqnin mbështetjen e kandidatit për kryeministër në mënyrë festive. Në fakt ai po i mobilizon edhe me shumë, duke futur panikun e humbjes te “grupet e inkriminuar” të djemve problematik, por, edhe te kategoria e ” votuesve të interesit”, të cilët po e kuptojnë se Rama është humbës e ata nuk mund ta ndjekin me “humbesin e hutuar”. Ditët që po rrjedhin me shpejtësinë e ciklonit kanë për ta përkeqësuar gjendjen psikologjike e shendetin mendor të tij, sepse tashme ai është “rrethuar” me kerkesa për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve demokratike perëndimore dhe Ambasadorja Kim leshoi “rrufe në qiellin e ndritur” kur i ftoi zgjedhësit Shqipërisë që të votojnë ndryshimin, çka kuptohet se do të mbetet e parealizuar endërra e mandatit të tretë, të personit që ngjason me subjektin aktorial te filmit “Enderr për një karrike”. Paniku i humbjes, dhe dehja pa pirë e shfaqi Ramen me dobesi të theksuar burrerie, e karakteri, sepse tradita skrapariote nuk pranon të flasesh për djalin e tyre, pa qenë ai prezent. Prandaj ai nuk e kuptoi se me atë sjellje aspak dinjitoze i humbi edhe me shumë shanset për të marrë voten e tyre. Skraparllinjtë e kanë votuar edhe Zogun e i kanë kërkuar Asamblesë Kushtetuese ta shpallnin mbret. Asambleistët votuan që Zogu të ishte Mbret i Shqiptarëve, por, ishin kohe të tjera. Skrapariotët nuk do të votojnë që ti të bëhesh, ashtu si kerkove “kryeminister i shqiptarëve”. Kjo nuk ka për të ndodhur sepse tashmë shumica absolute e shqiptarëve të njohen mirë dhe e dinë se çfarë i pret nëse ta bëjnë atë “dhuratë”.

Keq qeverisja tetë vjeçare të ka njesuar me autokratin në demokraci që i do të gjitha pushtetet e shtetit për interesat e oligarkisë politike. Filizofinë e qeverisjes autokratike e ke shfaqur çdo ditë me artikulimet politike. Si filozofi surelist i së drejtes i ngre bustin vetvetes. Diktatorëve ua ngrinin bustet e përmendoret “njerzit e oborrit”. Ti i thur lavde vetes me shprehjet e shpifura “si do bëni ju kur të mos me keni”, ose “do me kërkoni, por nuk do të me gjeni”. Pasi konsumon vetlevdatat, me zërin baritor e shpall “Rilindjen” forcen e vetme të shtetit dhe të shoqerisë, si dikur shpallej me kushtetutë Partia e Punës. Pra ju e shfaqni boterisht të pavlefshem për shqiptarët pluralizmin politik. Si do të vejë fati shqiptarëve nëse ju dhe partia juaj i humbasin zgjedhjet ? Sipas jush, ata mbeten pa “jetë”, sepse pa ju, nuk mund të ndërtohen shtepitë e pallatet e rrezuara nga termeti, populli mbvetet pa vaksinuar , pa ujë e pa dritë!

Shqiptarët nuk do të votojnë sepse gjatë qeverisjes antikushtetuese vrave shpresen dhe enderrat me të bukura të të rinjve dhe intelektualëve. Punove që ti largosh të rinjtë nga Shqipëria, për të sjell të huajtë që mund ti shtypesh e tu dhunosh të drejtat njerëzore, që ti të “mbreterosh”, pasi ata nuk mund të kërkojnë paga të mira e të drejta politike.

Do ikesh mik, për të mirën e shqiptarëve dhe te keqen e oligarkisë politike. A nuk thua publikisht se mandati i tretë të duhet për shqiptarët? Pra, pranon, se dy mandate ke punuar për oligarkinë politike, e kundër shqiptareve. Jeni i sinqertë!

Mbaroi misioni i përçarjes së shqiptarëve këtu, në Kosovë, në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut.

Le të mërziten nga largimi juaj, përftuesit e PPP, zotruesit e vertetë të pasurisë publike. Shqiptarët nuk do mërziten aspak, përkundrazi e presin. Shqiptarët kanë qenë të orjentuar nga Perëndimi. Ju deshironi ti merrni zvarrë në mendësinë lindore të qeverisjes!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...