Basha nga Saranda: Mirë se vini vëllezër e motra socialistë, bashkohuni me ndryshimin më 25 prill!

Saturday, 17 Prill 2021 09:21

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për fushatë elektorale në Sarandë.

Teksa është pritur me ovacione e duartrokitje nga mbështetësit e PD-së, Basha iu bëri thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Sipas tij, edhe Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën.

 

“Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës, 300 ditë diell nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës do të sjellin 300 ditë prosperitet dhe mirëqenie. Dhe këto re dhe disa pika shiu, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, e ndjej entuziazmin tuaj. E kanë lënë Sarandës në vend numëro, siç kanë lënë Shqipërinë. Siç kanë lënë familjet shqiptare. 8 vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj. Kërkon dhe 4 vite të tjera, kudo ku shkon. Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin. E prek këtë ndryshime dhe tek spcialistë.t tek ata që vijnë në takime tona. Tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur derën e tyre. Ju them; ky është vendi ynë. Ne kemi ndarë të njëjtat zgjidhje. Ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialiste, bashkohuni me ndryshimin. Qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari. Edhe Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është; jo. Koha jote ka mbaruar.”, tha Basha

Modifikuar më Saturday, 17 Prill 2021 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...