Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Hënë, 19 Prill 2021 18:05

 

Nga Andi Bejtja - 19/04/2021

‘Patronazhistët’, fatkeqësisht e kthyen daljen e të dhënave personale për publikun e thjeshtë nga një Megaskandal, në një Komedi.

Dhe teksa Komedia vazhdon përditë zmadhohet e zmadhohet, e vërteta mbetet aty Skandali është aty: janë me dhjetëra shkelje që prekin shume fusha që nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombëtare, për të mos llogaritur shkeljet e të të drejtave të njeriut.

Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikësues dhe për ata që vazhdojnë ta shikojnë si komedi këtë që ndodhi. Por, organet e Drejtësisë dhe sidomos SPAK, në vend të shtojë Lapsat për të gërmuar dhe për të t’iu rrëfyer shqiptarëve sa më shpejt të vërtetën, që në fakt, tashmë dihet… (nuk pati frikë ta konfirmojë dhe Kryeministri duke i bërë thirrje ‘Patronazhistëve’ të vazhdojnë të bëjnë më egër detyrën), po bën të kundërtën: po kërkon të thyejë Lapsin që na serviri këtë të vërtetë tronditëse dhe të përdorë Gomën për të fshirë krimet që janë dukshëm në sipërfaqe të pushtetit.

 

Fatkeqësisht për Lirinë dhe Demokracinë e këtij vendi, SPAK me kërkesat dhe kërcënimet e sotme ndaj drejtuesve të LAPSIT po bën të kundërtën e asaj që duhet të bëjë:

Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media që ka dhënë lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv që ka kryer krimin.

Zëri ynë duhet të jetë më i fortë se kurrë, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shumë Lapsa e Stilolapsa e Stilografë të tjerë.

Nuk është në rrezik vetëm Media, po vetë Shqipëria

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...