Gjoba ndaj biznesmenit/ “10 mijë fuksa janë futur në punë në administratë”, Meta: Nesër padia në SPAK. Në orët në vijim do shohim gjëra më të rënda

Hënë, 19 Prill 2021 18:26

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nesër në SPAK do të paraqitet padia për rastin e biznesmenit Erjon Mane.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit theksoi se në orët në vijim do të dalin gjëra edhe më të rënda.

 

Po ashtu ai tha se 10 mijë fuksa janë punësuar në administratë.

 

“Kurban nuk bëhesh kurrë. Se s’do bëhet demokracia kurban në këtë vend. Kemi të bëjmë me një person konkret, emër konkret e sipërmarrje konkrete. Ka dhe shumë të tjerë, në orë dhe ditët në vijim do të shohim dhe gjera më të rënda, Mënyra e shantazhimit ndaj tyre për shkak të bindjeve politike, ajo dua të them me bindje të plotë është; se kjo është skemë mafioze, tip gestapo. Që do të thotë se çdo qytetar është i survejuar, çfarë poston, çfarë bën like. Kjo që i ka çuar zoti Gonxhe zotit Erjon, si fillim i ka thënë; ke të drejtë. Por pas gjysmë ore, është informuar dhe ka thënë; si do ia zgjidhim këtij ne? Ky ka bërë postime të Monikës, ose do duhet të ndryshojë bindje ose duhet të falimentoj. Ndaj u krijua kjo skemë artificiale, duke u mbytur me gjoba. Më pas të përzihet nga Shqipëria dhe të vijnë ata nga Bangladeshi që nuk kërkojnë të drejta. Dhe unë jam gati madje do të kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështje, Jam i zhgënjyer nga zoti Gonxhe. Se ai ka qenë student i dhjetorit. Madje tha se unë isha horr, presidenti i Republikës. Dhe pse? Sepse në prezencën time një polic bashkiak pa uniformë dhunoi një përfaqësues të FRD. E mos të reagojë. Të dashur sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë deri kur do të jetoni me shantazh? Deri kur? 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. 100 mijë vende pune janë mbyllur në Shqipëri nga falimentoni i bizneseve. Nesër do bëjmë padi. Erjonit do i vë një nga shoqëruesit e mi. Siç e kam thënë më i shoqëruar jam vetë.”, tha Meta.
(BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...