Konferenca për shtyp e drejtuesit të LSI në Qarkun e Vlorës, Luan Rama

Tuesday, 20 Prill 2021 13:12

Konferenca për shtyp e drejtuesit të LSI në Qarkun e Vlorës, Luan Rama

 

Mirëdita të gjithëve dhe faleminderit kolegëve gazetarë të Sarandës që janë të pranishëm në këtë komunikim me median, dhe përmes medias, me qytetarët e Sarandës, por edhe të të gjithë zonës që ju mbuloni.
Në cilësinë e Zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe si drejtuesi politik i fushatës në Qarkun e Vlorës, jam sot në Sarandë, së bashku me të gjithë kolegët që kandidojnë në listën e LSI-së dhe që mbulojnë zonën e Sarandës, jam këtu me mikun tim Taqo Lapa, që ju e njihni dhe që përfaqëson gjithë energjinë, angazhimin dhe seriozitetin e fushatës që ne po bëjmë. Jam me Joanën, vajzën tonë juriste që përfaqëson Ksamilin dhe gjithë angazhimin e të rinjve të kësaj zone, që bashkë me Evertonin përfaqësojnë edhe Lëvizjen Rinore për Integrim, por më shumë se kaq gjithë rininë e Sarandës, të Delvinës, të Ksamilit, të Konispolit e kështu me radhë, por gjithashtu edhe me dy kolegë të hershëm me të cilët kemi një eksperiencë të përbashkët në LSI, me Gjergji Manon dhe Ilir Hysin, për të konfirmuar gjendjen tonë në unitet të plotë, në harmoni të plotë, me vendosmëri dhe angazhimin për të bërë të mundur fitoren për LSI-në në zgjedhjet e 25 Prillit, me rezultat spektakolar edhe në Sarandë.
Ndërkaq, fushata po shkon drejt fundit të saj. Vetëm pak ditë na ndajnë nga 25 Prilli i zgjedhjeve. Nga 25 Prilli i zgjedhjeve për ndryshimin e madh dhe për fitoren e madhe të qytetarëve shqiptarë, e unë këtu nga Saranda dua të ftoj të gjithë qytetarët, në të gjithë hapësirën e Qarkut të Vlorës, në të gjithë Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë të gjithë qytetarët e Sarandës, të Delvinës, të Finiqit, Konispolit që 25 Prillin ta shndërrojnë në një ditë pjesëmarrjeje masive dhe vendosmërie që me votën e tyre të shprehin vullnetin për ndryshim, vullnetin për fitore dhe për ta shporrur njëherë e mirë regjimin e patronazhistëve, regjimin e sistemit kriminal dhe të korruptuar të ndërtuar mbi qenien më të shëmtuar në botë, mbi qenien e spiunëve.
Fushata për faq të keq ka demonstruar edhe në Sarandë një angazhim në kundërshtim me ligjin dhe me Kodin Zgjedhor të administratës publike, të drejtuesve të të gjitha niveleve në fushatë politike përkrah kandidatëve të Rilindjes. E them të rilindjes, sepse nuk kanë të bëjnë shfaqjet e shëmtuara të kësaj rrace që është në pushtet me sjelljen dhe me natyrën e socialistëve. Socialistët nuk e kanë në ADN-në e tyre abuzimin, vjedhjen, shpërdorimin dhe angazhimin e kundërligjshëm të punonjësve të administratës publike. Prandaj edhe njëherë, ju bëj thirrje të gjithëve: Larg nga soji i Rilindjes! Larg nga i gjithë sistemi i tyre korruptiv dhe kriminal dhe bashkërisht të bëjmë që 25 Prilli të jetë dita e shporrjes së tyre.
Ndërkaq, dua të denoncoj publikisht nga Saranda angazhimin e disa drejtuesve në këtë proces, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me ligjin. Dua ti denoncoj publikisht, pasi i kemi denoncuar edhe ligjërisht, pranë strukturave të komisionit të zgjedhjeve.
Kam disa fotografi ku kandidatët për deputet të rilindjes, me në krye ministren e Financave, thërrasin në veprimtari politike dhe elektorale drejtorët e shkollave në takim. Këtu është ministrja Denaj me drejtorët e shkollave në takim elektoral, politik dhe partiak. Është flagrante si sjellje dhe një qëndrim totalisht në kundërshtim me ligjin. Do t’ju vëmë në dispozicion edhe fotot.
Ashtu sikundër kemi edhe raste të tjera. Këtu për shembull është miku im, Stefan Çipa, i cili është drejtori përgjegjës i Entit të Banesave. Zoti Çipa e di shumë mirë që kjo sjellje dhe ky qëndrim është në kundërshtim me ligjin e megjithatë është njëri prej protagonistëve të shkeljes së ligjit.
Ja këtu është ministrja Denaj me Entin e Banesave në Delvinë, ndërsa këtu është ministrja Denaj, Stefan Çipa dhe kryetarja e bashkisë në një takim në Delvinë për banesat sociale.
Kemi edhe raste të së njëjtës natyrë, të të njëjtit format, kur shpërdorimi hapur i pushtetit dhe në flagrancë me ligjin. Ja ku është edhe një fotografi tjetër, sepse qytetarët janë vigjilentë, e drejtorit të Ujësjellës – Kanalizimeve të Bashkisë së Sarandës, Sheme Lulo në takim elektoral, që është bashkë me ministren Denaj. Është ky zotëria me maskë, por që maska nuk e mbulon dot nga paligjshmëria në të cilën shfaqet.
Raste të tilla duhen marrë menjëherë nën një hetim urgjent dhe duhet që KQZ dhe e gjithë struktura e tij që merret me këtë çështje, jo vetëm ti ndëshkojnë, por duhet që publikisht të distancohet nga qëndrime të tilla haptas në kundërshtim me ligjin.
Ndërkaq ka edhe një fenomen tjetër që në Sarandë është më tipik. Fenomeni i ndërtimeve pa leje. Është mbyllur syri, është mënjanuar zbatimi i ligjit dhe eksponentë të njohur si mbështetës apo votues të rilindjes, po bëjnë batërdinë me shtesa katesh, me ndërtime pa leje, në mënyrë që këtë lloj koncesioni që atyre iu është bërë nga pushteti, ta kthejnë në vota për rilindjen.
Këto raste dhe shumë të tjera si këto dëshmojnë panikun, frikën, tmerrin e rilindjes dhe për shkak të kësaj situate në të cilën gjenden, të gjithë ata janë lëshuar pa skrupuj në shkelje të ligjit në përpjekje për ti intimiduar votuesit, në mënyrë të dhunshme dhe anti-ligjore një vullnet tjetër, ndryshe nga vullneti i zgjedhësve. Por, nuk ka asnjë lloj manipulimi, mashtrimi, asnjë lloj thashethemi dhe intrige që të mund ta ndalë uraganin qytetar të 25 prillit, që do ti shporrë këta jo nga pushteti, por do ti çojë të gjithë përpara drejtësisë.
Ne kemi mbajtur shënim emër për emër të gjithë drejtuesit e institucioneve të Bashkisë në Sarandë apo edhe të institucioneve të tjera shtetërore që janë të angazhuar politikisht në kundërshtim me ligjin dhe më 25 prill fillon ndëshkimi i tyre ligjor.
E keni marrë vesh dhe të gjithë besoj e keni ndier presionin e madh të sistemit të spiunëve, të ashtuquajturit ‘patronazhistë’, me të cilët janë spiunuar qytetarët në kundërshtim me ligjin, duke cenuar Kushtetutën, parimet që garantojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Ky sistem, që është sistemi i juntave kriminale për të kontrolluar qytetarët, është shëmtia e radhës e rilindjes prandaj unë i ftoj qytetarët në Sarandë, në Delvinë, në Ksamil, në Konispol, në Finiq, por edhe në të gjithë bregun e Himarës, por edhe në Vlorë edhe gjithkund tjetër zërini për fyti patronazhistët, pështyjini në mes të qytetit, tregojini me gisht që populli ti njohë dhe ti neverisë këtë soj, këtë rracë të shëmtuar spiunësh.
Është dita e madhe e revoltës qytetare edhe ndaj tyre. Prandaj, me neveri, me guxim dhe me vendosmëri kundër patronazhistëve dhe atyre që i kanë në shërbim patronazhistët, të spiunëve të të gjitha llojeve. Kundër banditëve dhe kriminelëve që janë në sintoni me qeverinë.
25 Prilli është dita e ndëshkimit të tyre. Të gjithë në zgjedhje, të gjithë në votime. Me votën tuaj të lirë për numrin 6, për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Votoni listën e kandidatëve për deputet të LSI-së. Fitorja është me LSI-në. Fitorja është me Shqipërinë. Prandaj të gjithë bashkë për fitoren e 25 Prillit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...