Përgjimi për legalizimet, Basha: Kriminale! Rama i tmerruar, futi në karantinë emigrantët

E mërkurë, 21 Prill 2021 08:08

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me audio-regjistrimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i Kadastrës Artan Lame u bën thirrje vartësve të tij që të bënin kujdes me legalizimet dhe disa dosje t’i zvarrisnin në mënyrë që qytetarët të mos ktheheshin kundër qeverisë. Lideri demokrat e cilësoi kriminale.

“Kur e dëgjon drejtorin e kadastrës, që thotë dola nga kryeministri dhe folëm që janë 60 mijë apo 100 mijë familje, të cilave nuk do t’ju bëhet legalizimi, por ne do t’ju themi që do t’ju bëhet sepse përndryshe i hedhim në prehrin e kundërshtarit.

 

Mendoje pak se sa kriminale është kjo. Nuk bëhet fjalë për një shifër 100 mijë familje. Merre një familje nga këto 100 mijë, është puna e jetës së tyre. Ka ndërtuar një shtëpi dhe ky ju thotë: “jo vetëm që nuk do t’ua legalizoj, por do t’ia prish pa kompensim dhe do t’i mashtroj që t’ju marrë votën” tha ai te SyriTv.

Lulzim Basha u shpreh se Edi Ramën e ka kapur frika për humbjen që e pret të dielën duke futur në karantinë emigrantët. “Tre ditë para zgjedhjeve shpall karantinën me Greqinë është i tmerruar. Pasi të gjithë janë të etur për ndryshim” tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...