Kryemadhi: Policia po përgjon masivisht telefonat para zgjedhjeve

E mërkurë, 21 Prill 2021 08:12

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri një akuzë të rëndë në një intervistë televizive. Ajo tha se forcat Operacionale të Policisë janë angazhuar në përgjim masiv telefonash në funksion të zgjedhjeve të së dielës.

“Unë kam një problem shumë të madh me telefonin, prej ditësh më përgjojnë telefonin. Nuk shikoj dot asnjë story në Instagram. Ta dinë të gjithë se kur të përgjohet telefoni, konsumimi i internetit është i pamundur.

 

Më dërguan një video para ca ditësh, nuk kishte burrë nëne që ta shkarkonte. Të gjithë punonjësit e Operacionales na kanë vënë në përgjim ne të LSI-së. Edhe ata të Ministrisë së Brendshme janë angazhuar. Është akuzë e rëndë, por është e vërtetë. Ne kemi gjetur dhe përgjuesit sepse janë shumë të trashë, janë pa shkollë dhe i lënë aty” – tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...