Pezullimi i numërimit në KZAZ 23 në Durrës, reagon Xhaferraj: Po bllokojnë procesin për të zhdukur gjurmët e krimit

E mërkurë, 28 Prill 2021 22:00

 

Në KZAZ nr. 23 në Durrës është ndërprerë procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët, pasi PD dhe LSI pretendojnë se shumë vota të pavlefshme janë regjistruar në favor të PS. Kandidati i PD-së në listë për deputet në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj në një prononcim për mediat kërkoi transparencë, që sipas tij të mos humbasin gjurmët.

“Po mbushen 6 orë që është bllokuar nga përfaqësuesit e pushtetit në KZAZ procesi i numërimit. Është një nga rastet e rralla ku ata që pretendohej që janë fitimtarë bllokojnë procesin, arsyeja është frika për të bërë një numërim transparent.

Në zarfet ku janë votat e kandidatëve të PS numërohen dhe pataj procedura kërkon që të plotësohet një formular. Në formular hidhen votat që ka marrë cdo kandidat. Duke qenë se në cdo kuti po dalin fletë të pavlefshme, përfaqësues të PS të urdhëruar nga përfaqësuesit e tyre politikë nuk pranojnë të shënohen shënime në formular dhe ky është një skandal.

Duan të zhdukin gjurmët. Në cdo zarf të kandidatit të PS ka fletë të pavlefshme dhe ata nuk pranojnë të hidhet kontestimi, në formularin që shoqëron tabela që ka marrë kandidati socialist të shënohet që në këtë zarf ishin kaq të pavlefshme dhe me urdhër kanë bllokuar KZAZ dhe e kanë çuar për vendimmarrje në KQZ. Unë jam këtu për të dhënë si po bllokohet procedura, përfaqësuesit e pushteti kanë frikë nga numërimi transparent” tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...