Masakra zgjedhore/Blerje me miliona euro, por dhe vota të pavlefshme me shumicë

E Enjte, 29 Prill 2021 08:11

 

-Shumica e 83 mijë fletëve të votimit të pavlefshme janë hequr nga votat për LSI ose afro 8 mandate deputeti janë zbritur prej këtyre fletëve. Dhe çuditërisht mbi 80 përqind e këtyre fletëve kanë qenë vota pro LSI e që më pas janë futur në koshin e plehrave. Komisionerët e PS i kanë zgjaravitur fletët për ti nxjerrë jashtë përdorimit.

-Zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë në histori si masakra më e madhe elektorale me shpalljen e votave të pavlefshme dhe me vota të blera, ku kapi edhe 500 euro një votë. Kur ende gjithë procesi nuk ka përfunduar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhje, deri tani janë 83 mijë vota të pavlefshme, por pas numërimit për kandidatët po dalin mijëra fletë votimi të pavlefshme që janë futur edhe si vota pro PS.

 

Zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë në histori si masakra më e madhe elektorale me shpalljen e votave të pavlefshme dhe me vota të blera, ku kapi edhe 500 euro një votë. Kur ende gjithë procesi nuk ka përfunduar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhje, deri tani janë 83 mijë vota të pavlefshme. Numri pritet të jetë më i madh, sepse tani që po numërohen dhe njëherë për kandidatët, po del se një pjesë e tyre e votave të pavlefshme janë numëruar si të vlefshme, për Partinë Socialiste. Në Durrës dhe më pak se 20 kuti doli se 60 vota të pavlefshme ishin numëruar për PS, me këtë ritëm mund të kemi rreth 100 mijë vota të pavlefshme.

Por dhe shifra që jep KQZ, deri dje në mbrëmje, për 83 mijë vota të pavlefshme është një masakër elektorale. Mesatarja e votave që duhen një mandat është rreth 10 mijë. Në këtë mënyrë, rreth 8 mandate deputetësh në këto zgjedhje janë asgjësuar nga votat e pavlefshme. Shifra prej 83 votash është një e dhënë alarmante edhe për faktin se PS mori pushtetin me 74 mandate, ndërkohë 8 mandate kanë avulluar me votat që nuk llogariten. Fakti që pushteti po ndahet me palëve për 4 mandate dhe 8 të tillë janë në vota të pavlefshme ngre një pikëpyetje serioze mbi legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Janë 6 përqind e shqiptarëve që kanë shkuar të votojnë dhe vullneti i tyre politik nuk merret parasysh, por klasifikohet thjesht si një votë pa asnjë vlerë.

83 mijë vota të pavlefshme është një rekord historik për gjithë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Nga një vëzhgim i thjeshtë i 4 zgjedhjeve të fundit, rezulton se më 25 prill votat e pavlefshme kanë tejkaluar çdo proces elektoral tjetër. Numri i tyre, mesatarisht është katër herë më i madh se në çdo palë zgjedhje të kaluara. Në vitin 2027 votat e pavlefshme kanë qenë vetëm 31 mijë, në vitin 2013 rreth 24 mijë.

Krahasimi i votave të pavlefshme në vite tregon një të dhënë tjetër të frikshme. Më 25 prill nuk kemi pasur të bëjmë me gabim të qytetarëve në votim ose shprehje të vullnetit të zgjedhësit duke e nxjerrë fletën të pavlefshme. Shifrat tregojnë qartë se në këto zgjedhje kemi një masakër elektorale të kryer qëllimisht nga administratat zgjedhore dhe komisionerët e partive politike. Sigurisht komisionerët janë të gjithë palëve, por rasti i Durrësit tregon se socialistët kanë qenë më specialistë në komisionet e numërimit duke nxjerrë të pavlefshme votat e kundërshtarëve. Ndërsa kur votat kanë qenë për PS edhe në rastet kur ishin të dëmtuara apo të shënuara keq, janë quajtur si vota të PS.

Fleta e votimit në këto zgjedhje ishte komplekse për një pjesë të qytetarëve. Votimi për numrin e partisë dhe për numrin e kandidatit shpesh herë mund të jetë ngatërruar nga qytetarët pa dashje. Por dhe ky argument i përdorur këto ditë nuk ka vlerë, sepse numri i fletëve të votimit që janë shpallur pa vlerë është më i madh në zonat ku beteja politike ka qenë më e madhe. Durrësi, Tirana, Fieri dhe Berati, ku mandatet e LSI janë humbur me 100 apo 400 vota tregon se shpallja e pavlefshme e fletëve nuk është rastësi, por një teknikë elektorale e qëllimtë e Partisë Socialiste. Ky skandal nuk mund të mbyllet me mbylljen e kutive të votimit. Opozita, krahas qëndrimeve të tjera pas rezultatit të zgjedhjeve, duke të luftojë fort për sqarimin dhe ndëshkimin e kësaj masakre.

Ka video që tregojnë sesi komisionerë të PS nxjerrin të pavlefshme vota qëllimisht. Edhe nëse këto vota nuk merren më për partitë, ata komisionerë që kanë masakruar votën duhet të ndëshkohen me burg.

Zgjedhjet Parlamentare

Zgjedhjet 2021 Vota të pavlefshme 83 021

Zgjedhjet 2017 Vota të pavlefshme 31 790

Zgjedhjet 2013 Vota të pavlefshme 24 279

Zgjedhjet 2009 Vota të pavlefshme 42 074

Zgjedhjet 2005 Vota të pavlefshme 21 973

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...