”Qeveria s’ka bërë gjë për korrupsionin dhe varfërinë”, 90% e të rinjve: Duam të ikim

Hënë, 03 May 2021 08:09

 

Është e trishtë sesi 90% e të rinjve në Shqipëri duan që të ikin nga vendi, drejt vendeve të Europës. 92% e tyre e konsiderojnë korrupsionin në vend në nivele tepër të larta, duke konsideruar si fajtorë kryesorë administratën publike shqiptare, ministritë dhe bashkitë. Rreth 58 % e të rinjve deklarojnë do dolën të votojnë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet vendi.

Migrimi dhe dëshira për t’u larguar, vijon të mbetet te të rinjtë një prej çështjeve më shqetësuese për ta. Këto janë rezultatet e një raporti të realizuar së fundi nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN). Anketës Kombëtare e të Rinjve në Shqipëri bën me dije se thuajse 90% e të rinjve që u bënë pjesë e anketës shprehen se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.

 

81% e tyre në mbarë vendin, janë shprehur se qeveria nuk ka bërë asgjë për të reduktuar nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Shqipëri. Anketa sjell edhe të tjera rezultate për gjendjen e të rinjve në Shqipëri në lidhje me gjendjen e tyre sociale, arsimore dhe shëndetësore.

90 përqind e të rinjve shprehen se stresi apo depresioni është problematika kryesore në shëndetin e tyre. 91 përqind e të rinjve të anketuar mendojnë se rritja e numrit të veprave penale të kryera nga të rinjtë është shqetësuese dhe 76.3 përqind e tyre mendojnë se varfëria është faktori kryesor që çon në rritjen e kriminalitetit rinor në vend. Rezultatet e anketës janë bërë të ditura gjatë Forumit të Demokracisë në Tiranë, i mbajtur për herë të parë një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...