Të gjithë ata që mendojnë se ky mandat do të jetë i reformave, projekteve dhe zhvillimit ekonomik gabohen. Edi Rama nuk fitoi zgjedhje me projekte për popullin dhe madje nuk kish as program. Zgjedhjet u vodhën me para dhe presione shtetërore, shumë kohë para datës 25 prill. Tashmë që ka marrë për të tretën herë një pushtet të diskutueshëm, Edi Ramës i ka mbetur vetëm të hakmerret ndaj atyre pak që rezistuan kundër tij në mandatin e dytë.
Krahas këtyre, këto kohë para zgjedhjeve por edhe pas jemi përballur me nje grup ,grupin e famshëm "Basha ik" ,të cilët edhe pse janë përpara një fakti konkret dhe skandaloz ku votat i vjedh Rama në mënyrë të hapur ,krimet i bën Rama ,prapë janë të idesë që duhet të ike Basha.
Por siç shihet qartë kjo është strategjia ,këto partickat 4 mujoreshe e kryen misionin e tyre ndaj edhe tani japin dorëheqjen. Lekët i morën sepse nuk kanë pasur mision të marin mandate por ti heqin një mandat Partisë Demokratikë dhe kjo është lojë e dalë boje.
Partia Demokratike sot duhet të jetë e bashkuar me kryetarin që i bashkon dhe ky është vetëm Lulzim Basha .
Kur provat flasin hapur dhe të gjithë shqiptarët e dinë mirë këtë gjë, nuk mund të dalësh e të thuash që Basha e ka fajin pasi zgjedhjet jane vjedhur.Dhe zgjedhjet mbarojnë jo mbasi mbaron numërimi dhe çertifikimi nga KQZ por mbas përfundimit të hetimeve