Stërvitja “Defender Europe 21” në Shqipëri, Meta: Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s është unanime

Tuesday, 04 May 2021 10:52

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas nisjes së stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’.

Meta thotë se besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s ashtu sikundër edhe vokacioni europian i kombit janë unanime.

 

Ai thekson se Shqipëria do të vijojë të jetë partner i denjë i Aleancës, me synim për të përmbushur objektivat, një prej të cilave anëtarësimi në BE.

 

 

 

STATUSI NGA ILIR META

 

Shumë suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).

Shqipëria, anëtare e NATO-s, ndihet e vlerësuar, se i është besuar detyra dhe përgjegjësia e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në rajon, rol që do ta justifikojë plotësisht.

Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s është unanime, ashtu sikundër vokacioni europian i kombit tonë.

 

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner dhe anëtar i denjë i Aleancës, me synimin e qartë të përmbushjes së objektivave dhe vullnetit të popullit për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane.

 

Jam i bindur se përmes kësaj stërvitjeje të përbashkët do të dëshmojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë në të gjithë hapësirën euroatlantike dhe jo vetëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...