Nis 'Defender Europe 21'/ Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria

Tuesday, 04 May 2021 10:56

 

Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.

 

Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj.

 

I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

 

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se ajo nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen e stërvitjeve të tilla ushtarake.

“Çfarë dite të lavdishme kemi para nesh. Përshëndes FA dhe ministrisë së mbrojtjes për organizimin e kësaj ceremonie. Ky është një raste i rrallë kur 3 gjeneralë me 4 yjë grumbullohen në të njëjtën kohë. Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i saj në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është mikpritëse e të tilla aktiviteteve më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe kjo gjë nuk është rastësore. Shqiptarët kanë luftuar krah më krah me ne në misionet e aleancës. Kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica dhe do të jemi mirënjohës. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësi NATO t’i japë përgjigje emergjencave shpejt dhe në mënyrë efektive. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete”, tha ambasadorja Juri Kim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...