Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se nuk mund të shpallet ”non grata” historia dhe për të Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit. Nga ana tjetër, teksa ka komentuar shpalljen e Berishës ”non grata” nga SHBA, Balliu thekson se Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.
Postimi i plotë
Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit;
E sjelljes së demokracisë.
E antarësimit të vendit në NATO.
E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.
Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane.
Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.
Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën