Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, që shkruan për revistën Economist, ka mbetur i habitur nga vendimi i SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai kërkon më shumë informacione për këtë gjë, pasi thotë se Berisha ka kohë që nuk është në pushtet.
“Përse tani? Sali Berisha nuk është në pushtet prej një kohe të gjatë. Do të ishte mirë që të kishim më shumë informacion,” shkruan ai.
Ndërkohë analisti Berat Buzhala tha për ABC se nuk ka logjikë një vendim i tillë i SHBA.
Sipas tij, ky vendim i papritur ka të bëjë më shumë me faktin e afrimit mes PD dhe PS.