Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga gazetarët u pyet për pjesën që DASH ka thënë se Berisha ka ndihmuar aleatët gjatë kohës që ka qenë kryeministër. ”Cila ishte ndërhyrja ime? Nuk kam mbrojtur asnjë aleat. S’kam ndihmuar aleatët. Jam kryeministri që hoqi imunitetet. Për Fatmir Mediun konkretisht, kam ndihmuar dhe kontribuar në heqjen e imunitetit, pas rastit të Gërdecit”,-u përgjigj ish-kryeministri