Berisha: Kundërshtova ndarjen e Kosovës, projektuesi ishte Sorosi

E Enjte, 20 May 2021 20:48

-

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se ka kundërshtuar ndarjen e Kosovë, kur kundër kishte kryeministrin e Shqipërisë, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, si dhe miliarderin George Soros.

I pyetur se a qëndron George Soros pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se nuk mund ta thotë këtë, por shprehet se ai e ka sulmuar Sorosin kur ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në Kosovë dhe duke e cilësuar atë si armik të demokracisë shqiptare.

 


“Nuk e them që është Soros pas këtij akti. Unë rendis çfarë kam bërë këto vite. Kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve dhe e dija që kam përpara të gjithë qeveritarët e rajonit, projektuesin Soros, projekt i bërë nga Beogradi.

 

 

Ishte bërë lobim i fuqishëm sa nuk e imagjinoni, por interesi i vendit tim ishte të thoja atë që mendoja. Kam qëndruar kundër krimit e drogës në këtë vend, për t’u nxjerrë njerëzve frikën, e kam bërë me qëllim unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar dhe as hetues, por kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat. Kam sulmuar haptazi Sorosin si kryespekulant i planetit.

 

E kam bërë në valët e Zërit të Amerikës, e kam cilësuar armik të demokracisë shqiptare. Unë kam patur objektivat, jam njeri me objektiva dhe në letër kam thënë që këto kam bërë dhe jam krenar për këto që kam bërë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...