Agim Nesho: Në gjithë këto lëvizje, Sali Berisha është i fituar

E Enjte, 20 May 2021 21:18

 

Diplomati dhe analisti i njohur, Agim Nesho deklaroi në Çim Peka LIVE se qëndrimi i sotëm i Sali Berishës ishte i qartë. “Doktor Berisha e shpjegoi shumë mirë aktin e tij, duke bërë diferencën mes prekjes së dinjitetit dhe respektit dhe dashurisë ndaj SHBA,”- tha Nesho.

“Koha ka shumë rëndësi, sepse Shqipëria është në një proces zgjedhor të manipuluar, në një katastrofë zgjedhore, e cila kërkon reagimin për shkeljen e vullnetit politik. Në këtë kuptim unë mendoj se është një lëvizje shumë e studiuar,” shtoi ai.

 

“Në gjithë këtë lëvizje, Berisha është i fituar pasi arriti të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar. Sepse ekspertët dhe studiuesit e njohur të huaj po thonë një gjë: pse tani, duke theksuar se ky nuk është rasti për t’u bërë shembull. Madje Bugajski tha se është një luftë ndaj faktorit shqiptar”,- tha Nesho.

Sipas tij, qëllimi mund të jetë edhe goditja e opozitës dhe pranimi i rezultatit zgjedhor. “Këto zgjedhje nuk duhet të pranohen,” tha ai

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...