Shqipëria nuk preferohet nga biznesi gjerman, arsyeja, qeverisja e dobët

Tuesday, 25 May 2021 15:33

 

Investitorët Gjermanë e rendisin Shqipërinë si vendin më pak tërheqës për investime ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një studim i kryer së fundi, tregon se shumica e investitorëve gjermanë që kanë investuar aktualisht në Shqipëri, janë të pakënaqur me investimet e tyre në vendin tonë.

 

Shumica e investitorëve gjermanë në Shqipëri, janë të pakënaqur me të punuarit në vendin tonë.

 

Një sondazh i kryer nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë, ka treguar se 33% e bizneseve të anketuar në Shqipëri janë të pakënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në vendin tonë, përkundrejt vetëm 8% në Maqedoninë e Veriut, 11% në Serbi dhe 20% në Bosnjë-Hercegovinë.

33% e të anketuarve thanë se ishin shumë të kënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Maqedoninë e Veriut, 22% ishin shumë të kënaqur me Serbinë, ndërsa vetëm 16 dhe 17% ishin pozitivë, përkatësisht për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë.

Në total, vetëm 33% e të anketuarve ishin shumë të kënaqur, apo të kënaqur me Shqipërinë, përkundrejt 66% në Maqedoninë e Veriut, 78% në Serbi dhe 56% në Bosnjë. Investitorët gjermanë mendojnë se anët e dobëta të Ballkanit Perëndimor janë paqëndrueshmëria, qeverisja dhe institucionet e dobëta.

Një anketë e zgjeruar me bizneset në Gjermani ka treguar se Ballkani nuk është duke tërhequr investitorët nga ky vend, pikërisht për shkak të qeverisjes së dobët. Bizneset nga Gjermania e kanë renditur Shqipërinë në pozicionin më të keq për investime nga të gjitha vendet e Rajonit, por kur vjen puna për marrëdhëniet me njerëzit, ato mendojnë ndryshe

Login to post comments