“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi”/ Tensione në Zall Herr, pronarët: Po na marrin tokat. Na bëjnë lloj-lloj provokimesh!

E mërkurë, 26 May 2021 10:35

 


Tensione janë shënuar sot në fshatin e Zall Herr të Tiranës, ku pronarët pretendojnë se po u marrin pronat e trashëguara prej të parëve.zall 1

Mjete të rënda kanë shkuar për të hapur themelet e një lagje të re që do të ndërtohet për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti.

Familja Lame që është pronare e një sipërfaqe të madhe toke dhe pretendon se nuk është vënë në dijeni për projektin.

“Punëtorët që kishin ardhur këtu nuk kishin asnjë lloj dokumenti për të nisur punimet.

Ne bazohemi vetëm te ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, nuk na ka ardhur asnjë informacion në rrugë zyrtare, tani është në proces shpronësimi, e kemi marrë vesh nga kërkimet që kemi bërë vetë. Nuk na ka njoftuar askush. Përveç pjesës së pallateve do marrin edhe tokën për t ‘ia dhënë të tjerëve.

Ne dimë që në Shqipëri ka ligj, akoma nuk e dimë as shifrën që do të shpronësohemi, me gojëdhëna na kanë thënë që 1200 lekë të vjetra metri. Ne nuk na kanë thënë asgjë“, shprehen përfaqësuesit e familjes Lame.

“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi, dhe do të digjem këtu. Ne jemi palestinezë s‘jemi shqiptarë sipas shtetit. Na bëjnë lloj lloj provokimesh”, shprehet një tjetër prej anëtarëve të familjes Lame për “Fax News”.

Login to post comments