President i vendit Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ambasadorin e Norvegjisë në vendin tonë, Jens Erik Grondahl.
Pritja solemne për Grondahl është zhvilluar në ambientet e Presidencës, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Oslos.
Meta deklaroi në fjalën e tij se Norvegjia ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm për Shqipërinë, duke shtuar se uron në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Duhet të jemi krenar që marrëdhëniet mes Shqipërisë e Norvegjisë janë të mira. Norvegjia ka investuar në Shqipëri dhe është tregues se shteti norvegjez udhëheq me shembullin e punës konkret.
Duke uruar krijimin e marrëdhënieve 50-vjeçare, dëshiroj që marrëdhëniet mes dy vendeve të përparojnë edhe më tej. Meqë jemi në fillim të sezonit turistik, besoj se do të kemi më shumë turistë norvegjezë këtë vit dhe ky fakt do shtojë afrinë mes dy kombeve tanë”, deklaroi Meta