KAS ndalon paturpërsisht hetimin e zgjedhjeve

Premte, 28 May 2021 08:01

 

Zgjedhjet e 25 prillit u vodhën dhe u blenë nga Partia Socialiste me të gjitha format, ndërsa certifikimin e rezultatit të manipuluar po e kryen Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Që dita e parë kur ky komision ka marrë në shqyrtim ankesat, nuk ka asnjë rast të vetëm që anëtarët socialistë të KAS të kenë verifikuar apo lejuar hetimin e manipulimeve. Me të njëjtat argumente që pretendon PS, anëtarët e KAS vendosin mos hapjen e gjithë kutive, mos verifikimin e veprimeve të komisionerëve, mos hapjen e kamerave që tregojnë manipulime dhe mbi të gjitha bllokimin e dokumentacioneve nga prokuroria dhe institucionet e tjera që tregojnë për masakrën elektorale më 25 prill. Çdo padi që ka bërë PD, LSI, Vetëvendosje dhe kushdo kandidat tjetër në garë ku kërkohet anulim i rezultatit apo përsëritje të zgjedhjeve rrëzohet me argumentin naiv se nuk ka prova. KAS, njëlloj si një gjykatë i kërkon opozitës të sjellë prova për manipulimet duke e trajtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve si një debat mes palëve opozitë-qeveri. Ndërkohë, KAS, KQZ dhe gjithë institucionet e tjera zgjedhore janë krijuar për të zbardhur problemet e zgjedhjeve, jo për t’i mbyllur ato me shprehjen “nuk ka prova”. Opozita nuk ka në dorë asnjë institucion. Nuk ka ndikim te policia, ministritë dhe drejtoritë që kanë ndërhyrë në zgjedhje. Opozita jep indice, denoncon dhe tregon se ku mund të ketë ndodhur manipulimi i zgjedhjeve dhe ku janë hedhur paratë e buxhetit apo të krimit për të blerë vota.

Është KAS më pas që kërkon informacione nga Prokuroria, Policia dhe institucione të tjera për të verifikuar parregullsitë që mund të ketë pasur në zgjedhje. Lënia në dorë e gjetjes së provave opozitës nuk synon zbardhjen e manipulimeve, por mbylljen e tyre. Këtë ka bërë dhe KAS këto ditë duke argumentuar se çdo ankesë e opozitës nuk ka pasur prova. Por provat janë në kuti brenda dhe nuk hapet të gjitha siç duhet, bile i manipulojnë edhe gjatë rinumerimit të pjesshëm.

 

Edhe më skandaloze ka qenë sjellja e KAS në rastet kur janë publikuar pamje që tregojnë sesi komisionerë dhe numërues manipulojnë votat ose i nxjerrin ato të pavlefshme. Ka video që tregojnë sesi këta komisionerë të PS-së marrin urdhra dhe veprojnë me porosi të drejtorëve apo dhe ministrave të PS. Edhe këto prova, KAS i ka quajtur të paplota dhe asnjë prej komisionerëve që ekzekutonin votat nuk është sot para drejtësisë. Pra, edhe në rastin kur opozita sjellë prova, të cilat realisht janë marrë nga materialet e KQZ, KAS dhe anëtarët militantë të këtij institucioni rrëzojnë ankesat.

Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me çështje faktesh dhe provash që sjellë opozita, por me qëndrim politik dhe të institucioneve që si rregull duhet të jenë të pavarura. Po ashtu, edhe kur manipulimet kanë qenë të qarta edhe në procesverbalet e firmosur nga komisionet e PS, anëtarët e KAS kanë votuar që rezultati të mos ndryshojë dhe zgjedhjet të quhen të rregullta. KAS ka treguar këto ditë në vend të një institucioni të pavarur, po shërben më tepër si një çetë militante e PS për të ekzekutuar zyrtarisht zgjedhjet. Fitorja e mandatit të tretë të PS është më e pistë sesa gjithë zgjedhjet e tjera parlamentare. Jo vetëm Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u ndryshuan në mënyrë të njëanshme nga PS para zgjedhjeve, por në këtë fushatë paratë e krimit dhe korrupsionit përcaktuan se kush do të ishte fituesi. PS punoi për vjedhjen e tyre prej muajsh dhe provat e manipulimit janë në çdo qark. Zbardhja e krimit u bë në KAS, por anëtarët e këtij komisionit vendosën të certifikojnë fitoren e pistë të Rilindjes më 25 prill

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...