Braimllari rendit shkaqet: Si u shkatërruan zgjedhjet e 25 prillit, rrëzimi i kërkesave të opozitës për prova shtesë vërteton masakrën

Premte, 04 June 2021 11:15

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë nga institucionet e rilindjes vërteton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Teksa rendit disa shkaqe, që sipas tij sollën shkatërrimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, Braimllari thekson se ishte një proces që nisi para 25 prillit, u ekzekutua më 25 prill dhe vazhdoi në sy të të gjithëve në KAS.

 

POSTIMI I PLOTË
Masakra zgjedhore e 25 Prillit është vërtetuar dhe shumë e qartë për të gjithë.
Rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë nga institucionet e rilindjes e vërteton këtë.
Tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve ishte një proces që nisi para 25 prillit, u ekzekutua më 25 prill dhe vazhdoi hapur në sy të gjithë qytetarëve në KAS.
📌 Kryetarët e Bashkisë të partisë shtet emëruan militant partiak gjatë periudhës së fushatës në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor.
📌Rriten në mënyrë fiktive ndihmën ekonomike.
📌Përdoren administratën dhe çdo burim shtetëror në funksion të Rilindjes.
📌Fondi i Rindërtimit u përdor në mënyrë abuzive në funksion të fushatës së Rilindjes duke e dhënë atë muajin e fundit dhe duke favorizuar objekte apo zona në të cilën nuk ishin prekur nga tërmeti, por vetëm për të favorizuar Rilindjen në zgjedhje.
📌Vendimi i Komitetit Politik të Rilindjes për heqjen e të drejtës së votës shtetasve shqiptare që jetojnë në Greqi apo Maqedoninë e Veriut dhe revokimin e këtij vendimi vetëm pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
📌Rimbursimi i Karburantit për fermerët, jo pa qellim u dha ditën e shtune, një ditë para ditës së zgjedhjeve me qëllim që të favorizonte Rilindjen.
Këto fakte të rëndësishme, por dhe tjetërsimi i vullnetit nëpërmjet blerjes së votës, shkatërrimi i procesit ditën e zgjedhjeve, ku kemi shtetas që votojnë disa herë, më shumë fletë votimi në kuti sesa numri i zgjedhësve, ndërhyrja e numëruesve të rilindjes me stilolapes duke shënuar vota për PS apo nxjerr fletë votimi të pavlefshëm janë një kambanë alarmi sesi zgjedhjet u shkatërruan dhe u tjetërsuar vullneti i qytetarëve më 25 Prill

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...