Meta: Merruni me gjëra serioze, merruni me krimet zgjedhore

Premte, 04 June 2021 12:07

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta, teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënën në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i sugjeroi gazetarët që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

 
“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvendi i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, ai është më antikushtetues.

 

Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për 25 prillit dhe pas kësaj date.

 

Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...